Kosova Përballë "MSA Pasqyrës"

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit hap dyert për ekonominë e vendit por nëse thuhet se Kosova nuk ka obligime që dalin nga kjo marrëveshje atëherë gënjehet.

Efektet e MSA-së janë përtej tregtisë, pasi që Kosova lidh marrëveshje me BE-në në këmbim të zotërimeve për reformë politike, ekonomike dhe tregtare.

Sfidë për Kosovën Banka Botërore e kishte identifikuar rrezikun e rënies së të hyrave në kufi me nënshkrimin e MSA-së, ndërsa këto të hyra duhet të kompensohen me të hyrat vendore.

http://kallxo.com/banka-boterore-kosova-ka-kerkesa-te-medha-por-resurse-te-kufizuara/

Marrëveshja e MSA-së është e ndarë në tre kapituj: të mallrave industriale, bujqësore dhe peshkatarisë. Te kapitulli industrial ato produkte industriale që nuk janë të parapara në anekse të marrëveshjes janë me zero për qind tatim doganor.

http://kallxo.com/msa-ja-rrit-standardet-dhe-cilesine/

Kemi një kategori të ndryshme të produkteve industriale për të cilat është paraparë që pas katër vjetëve tatimi doganor të jetë zero për qind.

Kosova ka lidhur marrëveshje për 99.7 për qind të produkteve të saja, kështu që 0.3 për qind e produkteve nuk janë pjesë e marrëveshjes.

1,204 produkte apo 68.56 për qind do të liberalizon menjëherë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes. Në këtë grup janë 160 produkte bujqësore të cilat lirohen nga detyrimet doganore. Pjesa e mbetur prej 541 produktesh bujqësore do të liberalizohen brenda 5, 7 dhe 10 vjetësh pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Ndërsa, sa u përket produkteve industriale Kosova ka rënë dakord me BE-në që 4,763 apo 69.84 për qind nga 6,819 produkte të liberalizohen menjëherë, ndërsa 1,740 produkte lirohen nga detyrimet doganore, e 2,056 produktet e mbetura industriale do të liberalizohen brenda 5 dhe 7 vjetësh pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Kronologjia e marrëveshjes së MSA-së

Dialogu për MSA-në kishte filluar më herët, por në tetor të viti 2011 Komisioni Evropian përmes raportit të progresit kishte rekomanduar që të iniciohet studimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (MSA).

Në maj të vitit 2012 pas pranimit të pyetësorit për Studim të Fizibilitetit, Qeveria e Kosovës filloi përgatitjen e këtij raporti. Një muaj më vonë, përkatësisht në qershor të 2012-ës, Qeveria e Kosovës ia dorëzon raportin e fizibilitetit Komisionit Evropian.

Muaji  dhjetor i po atij viti ishte muaji kur Këshilli i BE-së miratoi propozimin e Komisionit Evropian për nisjen e negociatave me Kosovën për MSA-në.

Raporti i monitorimit për zbatimin e kritereve afatshkurtra të Studimit të Fizibilitetit të MSA-së, i publikuar në prill të vitit 2013, konfirmoi përmbushjen e kritereve afatshkurtra për fillimin e këtyre negociatave.

Nga muaji tetor i 2013-ës fillojnë negociatat për MSA-në, ku mbahen 5 raunde të negociatave deri në muajin maj të vitit 2014 me takimin përfundimtar të kryenegociatorëve që u mbajt në Prishtinë. Miratimi në parim i MSA-së nga kryenegociatorët erdhi në muajin korrik të atij viti.

Marrëveshja e MSA-së në mes të Kosovës dhe BE-së u nënshkrua në tetor të vitit 2015. Në po atë muaj Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen, e cila më pas u ratifikua edhe në Kuvendin e Kosovës një muaj më vonë.

Viti 2015 për MSA-në përmbyllet me miratimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Mbetet të shihet cilat janë efektet me implementimin MSA-së.