Kosova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll është ngritur për 3 vende në ranglistën e shteteve nga Federata ndërkombëtare e futbollit.

FIFA sot gjatë ditës ka publikuar listën e re të shteteve për 3 pozita, nga 141 në 138 nga 210 federata të regjistruara në FIFA.

Kosova ka grumbulluar 1092 pikë në ranglistën e FIFA-së.

Kombëtarja në ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve ka arkëtuar 4 pikë, një fitore dhe një barazim.

Me ardhjen e trajnerit Challandes, Kosova nuk ka shënuar asnjë humbje.

Në anën tjetër, në vend të parë është Belgjika e ndjekur nga kampioni i botës, Franca.

Pastaj vijnë, Brazili, Kroacia, Uruguaji, Anglia, Portugalia, Zvicrra, Spanja e Danimarka.

Këtu mund ta shihni ranglistën e plotë të FIFA-së të publikuar sot gjatë ditës.