Kosova Fiton Miqësoren Dramatike Ndaj Letonisë

Ekipi përfaqësues i Kosovës në futboll shënoi fitore dramatike në minutën e fundit ndaj Letonisë, në një ndeshje miqësore.

Në një ndeshje që dukej se do të përfundonte me rezultat të barabartë, një shtytje e fundit nga futbollistët e Kosovës rezultoi vendimtare që futbollistët e Kosovës ta shijojnë fitoren pas shumë rezultateve dëshpëruese, sadoqë kjo e sontmja erdhi jashtë garave zyrtare kualifikuese.

Kosovës iu desh që tri herë gjatë mbrëmjes së sontme ta ndjekë rezultatin, meqë ishte vazhdimisht në disavantazh.

Por barazimi i rezultatit #;# në minutën 86 nga Elbasan Rashani, i dha Kosovës vullnetin për të snuar më shumë.

Golin e fitores për Kosovën, 4:3, e shënoi Besar Halimi, në minutën 94.

Përzgjedhësi i Kosovës, Muharrem Sahiti, tha se kjo fitore do t’i shërbejë Kosovës për të ardhmen.

“E patë se çfarë gëzimi erdhi kur dhamë golin e fitores”, tha Sahiti duke kujtuar emocionet e fitores.