Kosova e Shqipëria nga 28 Nëntori edhe me dy zona të mbrojtura

Kosova dhe Shqipëria do të kenë edhe dy zona më shumë të mbrojtura me ligj.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot është takuar me Ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Ata janë dakorduar që në zonën ndërkufitare të Shqipërisë dhe Kosovës të jenë edhe dy zona të mbrojtura me ligj.

Mali i Pashtikut dhe liqeni i Vërmicës nga 28 Nëntori i këtij viti të shndërrohen në atraksione turistike.

Dy ministrat janë takuar sot në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit dhe po ashtu kanë diskutuar edhe për shumë tema të përbashkëta në fushën mjedisore në mes të dy shteteve, për zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar kohë me parë mes dy Ministrive.