Memorandumi | Foto: Ministria e Financave

Kosova e Amerika- Bashkë Kundër ISIS-it

Ambasadori i ShBA-së Greg Delawie dhe ministri i Financave Bedri Hamza nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi me të cilin Kosova mbështet financiarisht Koalicionin Global Kundër ISIS-it.

Në një komunikatë të Ministrisë së Financave thuhet se memorandumi zbaton vendimin e tetorit 2017 të Qeverisë së Kosovës, por edhe dëshmon raportet e shkëlqyeshme me ShBA-në.

Në komunikatë tregohet si mund ta ndihmojë Kosova koalicionin kundër ISIS-it.

“Kosova do të jetë e gatshme që t’i përgjigjet edhe në forma tjera bashkëpunimit,  përfshire  rrugëve  të ofrimit të  ndihmës humanitare, ofrimin e ekspertëve për pastrimin e fushave nga mjetet e rrezikshme, ashtu siç është paraparë me vendimin e Qeverisë së datës 20 tetor 2017”, thuhet në komunikatë.

Qeveria më 20 tetor dha 100 mijë dollarë për Koalicionin Anti-Isis.

Greg Delawie, sipas komunikatës, tha se me memorandumin Kosova “e riafirmoi angazhimin e saj në Koalicionin Global Kundër ISIS”.

http://kallxo.com/qeveria-jep-100-mije-dollare-per-koalicionin-anti-isis/