Kosova anëtarësohet në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore (IUCN)

Republika e Kosovës është anëtarësuar si shtet anëtar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore (IUCN), selia e së cilës ndodhet në Gland të Konfederatës Zvicerane.

Procesi i anëtarësimit në këtë organizatë është udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkërendim dhe koordinim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Me këtë anëtarësim përfitimet për Kosovën do të jetë të shumanshme në çështjet që ndërlidhen me veprimtarinë dhe mandatin e organizatës.

IUCN është organizata e vetme për mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar kështu që çështja e ruajtjes së natyrës të ketë zërin e saj në nivelet më të larta të qeverisjes ndërkombëtare.