Kosnett: Taksa 100 për qind nga qeveria ka sjellur moment kritik

Ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett po ashtu ka komentuar edhe taksën 100 për qind të vendosur nga ana e Kosovës për produktet serbe dhe boshnjake.

Kosnett ka thënë se ky është një moment kritik për Kosovën dhe Serbinë dhe se duhet të bashkëpunojnë mes vete.

“Qeveria ime beson se ky është moment kritik në procesin e dialogut dhe se është me rëndësi për Kosovën dhe Serbinë për t’iu qasur këtij procesi në frymën e bashkëpunimit. I kuptoj sfidat për këtë, e di historinë e vendit por mendoj se ti qasen në frymën e bashkëpunimit për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara. Ne çka shohim nga dy vendet është duhet të bëjnë në marrëveshje nga e cila përfitojnë të dy vendet”, ka shtuar Kosnett.