Ilustrim

Korrupsion i pazakontë: Zbulohet skema e vjedhjes së naftës

Policia në Gjilan ka arritur të zbardhë një tentativë për të keqpërdorur naftën e paguar me para të buxhetit të Kosovës. Një punonjës i qeverisë i nacionaliteti serb është arrestuar pasi ka tentuar që në një formë të pazakontë të keqpërdorë dhjetë litra naftë.

Sipas njoftimit zyrtar punonjësi kishte shkuar në pompën e derivateve ku mbushte automjetin zyrtarë dhe aty kishte mbushur 60 litra naftë dhe kishte kërkuar faturën për 70 litra.

Pak orë më vonë punonjësi kishte shkua dhe 10 litrat e mbetura kishte kërkuar të mbusheshin në makinën e tij private.

Policia në njoftimin e saj ka ngritur dyshime se i dyshuari këtë vepër e ka bërë në vazhdimësi.