Korab Sejdiu (Deputet). Foto: Atdhe Mulla

Korab Sejdiu u bën thirrje LDK-së e Vetëvendosjes të bashkohen për ta shpëtuar shtetin

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka ftuar partitë opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në, që të organizojnë protesta ndaj Qeverisë aktuale.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook u është drejtuar atyre me “ndezni motorrat”,

“Pa ua mbushë sheshin, këta nuk marrin veshë! Hajde #LDK dhe #VV, ndezni motorrat!  Ka ardhë koha – të gjithë në #protesta për #shtet! #PROTESTO #LDK #VV #QËNDRO #KOSOVA #MosUDorëzo #ÇkapeShtetin #MBIJETESA”, ka shkruar Sejdiu.

Së fundi, liderët e LDK-së dhe VV-së, Isa Mustafa dhe Albin Kurti janë takuar në mënyrë që sipas tyre t’i bëjnë së bashku votat për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

https://kallxo.com/kurti-takon-isa-mustafen-pergatiten-per-rrezimin-e-qeverise-haradinaj/

www.kallxo.com