‘Koprraci’, të mërkurën jepet premierë në Teatrin ‘Adriana’

Teatri “Adriana Abdullahu” i Qytetit të Ferizajt shfaq të mërkurën, më 24 prill 2019, premierën e komedisë “Koprraci” të komediografit francez Molier.

Shfaqja me regji nga Elmaze Nura, në Teatrin “Adriana jepet të mërkurën, ndërsa do të ketë edhe dy repriza, më 25 dhe 26 prill 2019.

Shfaqja rrëfen pangopshmërinë e njerëzve, që personifikohen përmes Harpagoni një person egoist i cili edhe pse i mbuluar me para asnjë herë nuk ngopet, por vazhdimisht grumbullon para, duke u shndërruar edhe në një paraonjak të sëmurë.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Blin Sylejmani, Ali Krasniqi, Milot Salihu, Uratë Shabani, Sherif Bega dhe Doruntinë Xhemajli.