Konjufca: Të shpallet gjendje emergjente në Telekom

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që sa më shpejtë të shpallet gjendje emergjente në Telekomin e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca gjatë një konference për media më rastin e një vjetorit që kur është miratuar rezoluta për Telekomin në Kuvendin e Kosovës, ka thënë së të gjithë kanë përfituar nga kjo ndërmarrje përveç Kosovës.

“Sot bëhen një vit kur është votuar një rezolutë për Telekomin e Kosovës në Kuvend dhe asnjë pikë nuk është realizuar përveç Auditimit të Përgjithshëm më të cilën janë gjetur raste dhe afera të mëdha korruptive. Qeveria i ka krejt në dorë argumentet, i ka gjetjet e Auditorit dhe në vetë kontratën qe është e keqe ka vazhduar u me shkel këtë kontratë më Z-Mobile”, u shpreh Konjufca, të premten.

Sipas tij, Qeveria ka në plan privatizimin e kësaj ndërmarrje duke shtuar së kur të vije ky moment do të ndodhin ‘një varg më afera korruptive’

“Telekomi është shfrytëzuar qe më përfituar shumë qarqe, ka përfitu Monaco, Zmobile , AAK, PDK, Nisma, grupe të interesit edhe frizere të grave të menaxherëve, veç Kosova nuk po përfiton se është i zhytur në borxhe. Në Kosovë ka ndodhë që qeverisjet e kanë pas primare qysh me ngrit punësime partiake nuk e di qe ka pas plane se qysh me u ngrit Telekomi. Të shpallet gjendje emergjente në Telekom”, tha ai.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për ‘kaosin’ në të cilën ndodhet ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për të intervistuarit nga Komisioni Hetimor për gjendjen në Postën dhe Telekomin e Kosovës, të cilat mund t’i lexoni në këtë link.

Më 24 qershor është bërë e ditur së pas 10 viteve do të shkeputet kontrata me Z-Mobile.

 

https://kallxo.com/telekomi-shkeput-kontraten-me-blerim-devollin/