Konjufca: Sporti me vite është lënë në mëshirën e sportistëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur për Ligjin për Tatimin në të Hyra të Korporatave i cili ndërlidhet dhe mundëson zbatimin e Ligjit për Sponzorizime në Sport tha se Sporti është lënë në mëshirën e vetë sportistëve.

“Ato rezultate të jashtëzakonshme që i kanë arritur sportistët tanë nuk lidhen drejtpërdrejtë me ndonjë farë ndihme të Kosovës, por me punën e tyre me ç’rast krejt çka ka ndodhë prej politikës është pas sukseseve me iu bashkuar festës. Këtu sporti është lënë nën mëshirën e sukseseve individuale, fatkeqësisht”, tha Konjufca.

Ai shtoi se VV do ta përkrahë këtë nëse sportistët e kërkojnë por do të jenë të gatshëm për monitorimin e zbatimit të këtij ligji.