Glauk Konjufca - Foto: KALLXO.com

Konjufca: PAN Po Blen Kohë, Nuk i Kanë Numrat

Ndonëse nuk ishte i pranishëm në takimin konsultues, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një konferencë për media të mbajtur pas takimit tha se këto takime shkojnë në favor të koalicionit PAN.

“Ata po këqyrin me ble kohë, deri sa të përmbyllin pazaret qe i kanë nisur… Arsyeja pse PAN-it i nevojitet kohë është pasi që nuk i kanë numrat”, tha Konjufca pas propozimit të përfaqësuesit të koalicionit PAN që të mërkurën e ardhshme të mbahet një takim tjetër konsultues gjatë të cilit do të vendosej për seancën e radhës që mund të mbahet të enjten ose të premten e ardhshme.

“Ne nuk pajtohemi që të ketë mbledhje politike. Ka përfunduar koha e mbledhjeve politike. Këto kanë qenë para zgjedhjeve”, tha deputeti Konjufca.

Po ashtu, ai i ka bërë thirrje PAN-it që ta propozojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

“Nëse PDK nuk heq dorë nga Kadri Veseli atëherëë unë ftoj që ata ta propozojnë Kadri Veselin. Unë i ftoj që nesër që te vijnë dhe të qesin në votim emrin e këtij njeriu që qenka kaq i rendësishëm. Vetëvendosje mendon që duhet të ketë seanca çdo ditë deri kur të zgjidhet kryetari i Kuvendit”, tha ai.