Kongresisti amerikan Cleaver: Kosova dhe Serbia mund të jetojnë në paqe

Interesi i SHBA-ve është që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të përfundojë me një marrëveshje paqeje dhe të mos sjellë prapa konfliktin e viteve të 90-ta.

Kështu tha sot kongresisti amerikan, Emanuel Cleaver, i cili shtoi se një marrëveshje paqeje, do të ishte shumë e rëndësishme për përspektivën euroatlantike të të dy vendeve.

“Përpjekjet për paqe janë të nevojshme për të dy vendet. Të dy shtetet duhet të bëjnë më shumë për përspektivën euroatlantike”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai beson se Kosova dhe Serbia mund të jetojnë në paqe të përhershme.

Kongresisti amerikan po ashtu tha se përveç me Kosovën, SHBA-të janë të interesuar që të mbajnë raporte të mira edhe me shtetin serb, dhe se këto marrëdhënie duhet të intensifikohen në bashkëpunim ekonomik.

Deklaratat e kongresistit amerikan vijnë në një periudhe kur SHBA-të kanë dalur haptazi në përkrahje të formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kjo pas deklaratave të ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.