Konfiskohet një pushkë gjysmë automatike në fshatin Mramor të Prishtinës

Një pushkë gjysmë automatike është konfiskuar sot nga policia në fshatin Mramor të Prishtinës, pas një operacioni bastisjeje nga ana e policisë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin S.G., 50 vjeçar ndaj të cilit është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I dyshuari është intervistuar nga policia, për t`u proceduar tutje konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

31 Korrik 2018 - 15:39

Afërdita Fejzullahu 31/07/2018 - 15:39
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend