Marijuanë e zbuluar nga policia | Foto: Arkiv

Konfiskohen katër kilogramë marijuanë në Fushë-Kosovë

Në një shtëpi të bastisur në Fushë-Kosovë janë konfiskuar katër kilogramë drogë të dyshuar të llojit marijuanë.

Sipas raportit policor, kontrolli në këtë shtëpi është zhvilluar paraditen e djeshme me urdhër të gjykatës.

I dyshuari për këtë sasi droge ndodhet në arrati dhe nën kërkim policor.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të konfiskimit të drogave.