Foto ilustrim: RTV 21

Konfiskohen Armë dhe Municion në Hajvali

Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Hajvali të Prishtinës, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47, një pistoletë e tipit Zoraki, një pistoletë e tipit Beretta, si dhe 6 fishekë të armës automatike AK 47.

Me këtë rast është arrestuar XH.B, mashkull 58-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë për t’u proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

Ndryshe, ky operacion bastisjeje ka ardhur si rezultat i një pune operative dhe hetimore që hetuesit policorë kanë bërë lidhur me identifikimin dhe kapjen e personave të inkriminuar në një rast të një natyre tjetër.