Foto: Ilustrim

Konfiskohen 46 kilogramë drogë, arrestohet një person

Një operacion i koduar “Ndjekja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve është finalizuar sot nga Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit ka njoftuar se në kuadër të këtij operacioni cili u zhvillua në Korçë, ka sekuestruar 46 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike, dhe 20 mijë euro.

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë i dyshuari  Th.Dh, 34 vjeçar nga Korça i cili ka tentuar të largohet por është kapur pas ndjekjes nga ana e policisë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të automjetit të cilin e drejtonte i dyshuari, janë gjetur 46 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar edhe 20 mijë euro, si edhe 10 aparate celulare.

Sipas njoftimit, provat materiale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.