
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se inspektorët komunalë të kësaj komune, në fushën e sigurisë së produkteve që ofrohen në tregun e Ferizajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë e Trafikut Rrugor, ndaluan një mjet transportues i cili barte nga Prizreni një sasi të konsiderueshme të lëngjeve dhe ujit mineral.
Sipas këtij njoftimi, pas kontrollit të policisë dhe inspektorëve komunal, u konstatua se për këtë sasi të lëngjeve, nuk u prezantua asnjë dokumentacion relevant dhe sipas procedurave ligjore të ligjit për Inspektoratin e Tregut, ngarkesa u konfiskua dhe u procedua në organet gjyqësore.
Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha ka thënë se në këtë aksion ishin të përfshirë inspektorët sanitar dhe ata të tregut, dhe se sasia e konfiskuar është sinjal se të gjitha kanalet e qarkullimit të mallrave të dyshimta dhe pa kushte, e dokumentacionin përkatës, janë nën monitorim të vazhdueshëm.
“Sasia prej 870 litra lëngjesh dhe 300 litrash ujë mineral të konfiskuara në Ferizaj, nga Inspektorati Komunal do të procedohen sipas parashikimeve ligjore në fuqi deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Komuna e Ferizajt, inkurajon qytetarët që të denoncojnë rastet e tilla si dhe falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm në dobi të mbrojtjes së shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e komunës të shpërndarë në Facebook.
12 Tetor 2018 - 18:45
Send this to a friend