Ilustrim

Konfiskohen 100 euro nën dyshimin se janë të falsifikuara

Një punëtore e një banke në Gjilan ka njoftuar se gjatë deponimit të disa të hollave të një klienti ka hasur në një valutë 100 euroshe të falsifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe policia. Këta të fundit kanë konfiskuar valutën e dyshuar si e falsifikuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili i ka udhëzuar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.