Foto-ilustrim

Konfirmon Policia e Gjakovës: Dy të vrarët, nëna dhe fëmija i saj

Komandanti i Stacionit policor në Gjakovë ka konfirmuar se në incidentin e sontëm në Brekoc të Gjakovës kanë mbetur të vrarë dy persona.

Kristë Gjokaj tha për KALLXO.com se në këtë incident janë dy persona të vrarë, nëna dhe fëmija i saj.

Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës mohoi ndërkaq të ketë plagosur në këtë rast.

Ai tha se për informacione shtesë do të lajmërohet më vonë.

KALLXO.com raportoi pak çaste më parë për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Brekoc të Gjakovës.

https://kallxo.com/vrasje-e-rende-ne-brekoc-burri-dyshohet-se-vrau-gruan-dhe-vajzen/

Kallxo.com