Viktor Orban - Foto: REL/AP

Konfirmohet Fitorja e Partisë së Viktor Orbanit

Zyrtarët zgjedhorë në Hungari kanë publikuar rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit, duke konfirmuar se partia Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban ka siguruar dy të tretat e votave.

Komisioni zgjedhor ka thënë më 15 prill se Fidesz ka fituar 133 nga 199 ulëset parlamentare apo 49.6 të votave.

Partia e ekstremit të djathtë Jobbik ka fituar 26 ulëse derisa Socialdemokratët 20 vende të tjera.

Dalja në këto zgjedhje ka qenë 69.3 për qind.

Monitoruesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE), kanë thënë se votimi është karakterizuar me “retorikë ksenofobike, paragjykime në media dhe financim të errët të fushatës”.

Me dy të tretat e votave, partia Fidesz ka fuqinë e ndryshimit të Kushtetutës dhe miratimit të ligjeve tjera.

Më 14 prill dhjetëra mijëra protestues kanë protestuar në rrugët e Budapestit për të dënuar atë që organizatorët e kanë përshkruar si sistem të padrejtë të zgjedhjeve.

Orban ka thënë se në qeverisjen e re do të miratojë një varg ligjesh që kufizojnë punën e organizatave joqeveritare dhe do të ndëshkojë ato organizata që ofrojnë mbështetje për migrantët. (REL)

15 Prill 2018 - 20:59

REL 15/04/2018 - 20:59
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend