Foto: Atdhe Mulla

Koncerte, Paradë, Drita, Pritje... për 17 Shkurt

Këshilli Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës nga zyra e Presidentit ka prezantuar sot programin i cili do të mbahet me 17 shkurt.

Programi ditë do të fillojë me një seancë solemne nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Festa për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë me paradën e Forcave të Sigurisë të Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “Nëna Terezë”.

Gjatë ditës do të ketë programe kulturo-artistike duke e përfunduar në mbrëmje me performancën që do ta ketë Rita Ora nga ora 22:00.

Ardian Arifaj nga Zyra e Presidentit ka treguar se do të rivendoset flamuri i Kosovës në ndërtesën e Qeverisë  dhe disa nga dekorimet të cilat janë dëmtuar nga era e fortë do të rregullohen. Poashtu do të zbukurohen me drita ndërtesat në sheshin “Nëna Terezë”.

Këshilli organizativ poashtu ka bërë të ditur se sot do të mbahet një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 20:00 i cili do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës. Në këtë koncert do të performojnë Veli Sahiti, Mentor Haziri, Grupi “Elita 5”.

Këshilli poashtu kanë njoftuar se të dielën Presidenti do të bëjë pritje solemne për personalitet që kanë kontribuar për pavarësinë e shtetit të Kosovës.