Grafitet në Prishtinë në ditën kundër homofobisë | Foto: KALLXO.com

Komuniteti LGBTI porosit: Jena knej

Grafite me përmbajtje që mbështesin Komunitetin LGBTI janë vendosur në Prishtinë në ditën kur po shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Në grafite është konstatuar prania e këtij komuniteti në Kosovë dhe u është tërhequr vërejtja atyre që mund të urrejnë Komunitetin LGBTI se me veprime të tilla “nuk janë vetja”

Grafitet janë bërë në ditën e cila e shënon kundërshtimin e frikës, urrejtjes dhe averzionit ndaj personave që kanë tërheqje romantike apo seksuale ndaj gjinisë së njëjtë, personat që e identifikojnë veten me një gjini tjetër dhe  personat që kanë tërheqje ndaj të dyja gjinive.

Kjo datë është edhe përvjetori i 17 majit 1990, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e hoqi homoseksualitetin nga Lista Ndërkombëtare e Sëmundjeve.

Gjatë ditës së sotme është paraqitur dhe ekspozita me fjalët kundër Komunitetit LGBTI në ditën kur u zhvillua Parada e Krenarisë në Prishtinë vitin e kaluar.