Trafiku Urban: Nga 25 qershori rikthehet qarkullimi i autobusëve të linjës nr. 3 në rrugën “Muharrem Fejza”

Ndërmarrja komunale “Trafiku Urban” ka njoftuar se nga data 25 qershor do të rikthehet qarkullimi i autobusëve të linjës 3 në drejtim të rrugës “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati” të Prishtinës.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se nga data 25.06.2022 rikthehet qarkullimi i autobusëve të linjës Nr.3 në drejtim të rrugës ” Muharrem Fejza” sipas itinerarit dhe rendit të udhëtimit të më hershëm”, thuhet në njoftim.

Qarkullimi i kësaj linje në drejtim të kësaj lagjeje ishte ndërprerë për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”.

Fillon asfaltimi i rrugës ‘Muharrem Fejza’ në kryeqytet