Foto: Komuna e Prishtinës, Trafiku Urban

Trafiku Urban ndryshon kahjen e Linjës 4, shkak punimet në rrugën 'Isa Kastrati'

Ndërmarrja komunale ‘Trafiku Urban’ në Prishtinë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga data 12 korrik ka ndryshuar kahja e linjës trafiku urban si shkak i punimeve në rrugën “Isa Kastrati”.

Sipas tyre, deri sa kjo rrugë është e bllokuar, pika e nisjes dhe kthimit do jetë në rrugën “Xheladin Hana”.

“Nga data 12.07.2021 kanë filluar punimet në rrugën “Isa Kastrati” në drejtim të Lagjes Matiqan, andaj ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve ka paraqitur telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Gjatë kohës që rruga është e bllokuar, autobusët e Linjës 4, pikën e nisjes dhe të kthimit do ta kenë në rrugën Xheladin Hana (Tek Ndërtesat e Bardha)”, thuhet në njoftim.