Foto: Komuna e Prishtinës, Trafiku Urban

Trafiku urban devijon linjën 3 të qarkullimit si shkak i punimeve në rrugën 'Muharrem Fejza'

Ndërmarrja Tarfiku Urban ka njoftuar se si shkak i punimeve në rikonstruktimin e rrugës “Muharrem Fejza” autobusët e linjës 3 do devijojnë qarkullimin drejt “Rrugës B” me vazhdim në rrugët “Enver Maloku” deri tek rrethi i Mati 1.

“Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, për shkak të punimeve kjo rrugë do te jetë e bllokuar nga data 26.04.2021. Gjatë kohës që rruga është e bllokuar autobusët e linjës 3 do të devijojnë qarkullimin drejt Rrugës “B” për të vazhduar në rrugën “Enver Maloku” deri në pikën përfundimtare tek rrethi Mati 1,” thuhet në njoftim.

Tutje sipas Trafikut Urban, gjatë nisjes nga Lagjja Mati 1, nuk do të ketë ndryshime nga rrugëtimi i rregullt i Linjës 3.

Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” kanë filluar dje dhe pritet të zgjasin 120 ditë pune.

Rikonstruktimi i kësaj rruge është pjesë e implementimit të planit të mobilitetit për Prishtinën.