Të hënën mbyllet tuneli i kurrizit në ‘Dardani’ do bëhen matje gjeodezike

Të hënën (6 mars) nga ora 10:00 deri në 16:00 tuneli i kurrizit në lagjen ‘Dardania’ të kryeqytetit do jetë i mbyllur.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave mbyllja do bëhet për shkak të matjeve fizike.

“Për arsye të matjeve gjeodezike, tuneli në Rr. “Mulla Idriz Gjilani” në Dardani, të hënën, 06 Mars nga 10:00 deri 16:00 do të jetë i mbyllur”- thuhet në njoftim.

Komuna u ka bërë thirrje banorëve që të shfrytëzojnë korsitë alternative të ngjyrosura me të gjelbër.

Komuna e Prishtinës ka në plan që gjatë këtij viti të bëjë ngjyrosjen e tunelit të kurrizit.