Komuna e Skenderajt, Foto: Facebook

Skenderaj, pako ushqimore për 1,000 familje në nevojë

Shtabi Emergjent i Komunës së Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Sipas njoftimit të Komunës, Kryetari Bekim Jashari, gjatë kësaj mbledhje në koordinim me anëtarët e shtabit, mori vendim që të ndihmohen 1000 familje në nevojë me pako ushqimore dhe me miell.

Në anën tjetër, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ibush Hetemi dhe drejtuesi i QKMF-së, Osman Veliu, e kanë konsideruar si gjendje aktualisht te menaxhueshme me COVID-19 në këtë komunë.

Kurse, komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Bastri Durmishi si dhe drejtori i Arsimit, Bekim Latifi, bënë të ditur se edhe situata në siguri dhe në arsim po menaxhohet si duhet nga institucionet përkatëse.

Më 13 nëntor, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari njoftoi se me mjetet financiare të parapara për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit do të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës pandemike, në përkrahje të familjeve në nevojë.

Skenderaj nuk dekorohet për fundvit, paratë shkojnë për familjet në nevojë