Rama: Nuk do ketë më pritje për mamografi, shërbimi ofrohet në dy QMF të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka bërë të ditur se nuk do ketë më listë pritjeje për mamografi.

Ai përmes rrjetit Facebook bëri të ditur se shërbimi për mamografi do të ofrohet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe QMF- V.

I pari i Prishtinës potencoi se ky është një lajm shumë i mirë për kryeqytetin.