Foto: Medina Braha, Facebook

Projekti 'kreativ' i Komunës së Prishtinës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës ka vënë një mbishkrim “Mirë se vini në Prishtinë” në hapësirën gjelbëruese tek rreth-rrotullimi afër stacionit të autobusëve.

Ky mbishkrim, është vendosur në hapësirën gjelbëruese.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike, Medina Braha e ka quajtur këtë ‘projekt kreativ’ të drejtorisë që udhëheq.

“Mirë se vini në Prishtinë”, projekti i radhës kreativ nga Drejtoria e Shërbimeve Publike”, ka thënë Braha në rrjetin Facebook.

Një projekt tjetër i komunës në këtë hapësirë me vendosjen e gjelbërimit vertikal nuk pati sukses, pasi vetëm pak muaj më vonë, gjelbërimi ishte tharë.

Braha nuk ka treguar se sa ka kushtuar realizimi i këtij projekti dhe se do të përgjigjet pas ditës së hënë.

Foto: Medina Braha, Facebook
Foto: Medina Braha, Facebook