Prishtina

Projekt efiҫient për ndërtesat e vjetra në kryeqytet, parashihet 10 milionë euro investim

Ndërtesat e vjetra publike në lagje si ‘Dardania’, ‘Ulpiana’, ‘Lakrishtë’ dhe Qendra pritet të bëhen pjesë e një projekti eficient të komunës për ndërhyrje në fasada, kulme, dyer e dritare, varësisht nga nevoja.

Për këtë projekt i cili do kushtojë 10 milionë euro komuna fillimisht do caktojë operator për kryerje të një procesi auditimi për këto ndërtesa e më pas hartimi i një raporti që tregon gjendjen e tyre.

Drejtori i shërbimeve publike në komunë, Ilirik Musliu për Kallxo.com ka bërë të ditur se në bazë të raportit të auditimit do kenë të dhëna se cilat ndërtesa duhet të trajtohem me prioritet.

Sipas tij, kanë marr shumë ankesa nga qytetarët për gjendjen e rëndë në ndërtesa të lagjeve të lartpërmendura.

“Projekt eficient fillimisht parasheh auditimin e të gjitha ndërtesave të vjetra në kryeqytet me qëllim që të kemi një dokumentin nga nje ekip prfesioanle që tregon se cilat duhet të trajtohen me prioritet dhe cilat intervenime duhet të bëhen. Është shumë e nevojsme kjo ndërhyrje pasi kemi shumë ankesa nga qytetarë prej lagjeve të ndryshme si: Dardani, Ulpianë, Lakrishtë, Qendër”- deklaroi ai.

Sipas tij,  jo në të gjitha ndërtesat duhet të bëhen intervenime të njëjta, diku nevojitet fasadim, ndërhyrje në dyer e dritare e në disa edhe në kulme.

Musliu tutje potencoi se kanë pas takim me Bankën Evropane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), fondin efiçient dhe Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) lidhur me këtë projekt.

Kurse, lidhur me pagesën, drejtori komunal theksoi se nga 10 milionë euro sa parashihet kostoja për këtë ndërhyrje, 7 milionë do jenë kredi, 2 milionë nga komuna dhe 1 milion nga NPB.

“Kemi pas takim edhe me BERZH dhe NPB dhe fondin efiçient. Po mendohet që të niset me një projekt deri në 10 milionë euro, 7 milionë euro kredi e BERZH, 2 milionë investim i komunës dhe 1 milionë nga NPB, po mendohet edhe participimi i qytetarëve sic ka qenë rasti tek soliteret në Ulpianë”- shtoi tutje Musliu.

Ilirik Musliu bëri të ditur se si komunë kanë aplikuar edhe tek fondi për eficiencë për grant i cili parasheh projekt eficinet për ndërtesa të socialit dhe se po presin të shohim nëse do jenë fitues.

Në vitin 2022 komuna ka përfunduar ndërhyrjen në renovim të fasadës dhe dyerve e dritareve të ‘Soliterëve’ në lagjen ‘Ulpiana’.

Kjo ndërhyrje ishte bërë më fonde të Millenium Challenge, MCC, komunës, NPB dhe pjesëmarrjes së banorëve rezident.

Në shumë ndërtesa të vjetra në zona të ndryshme të Prishtinës ka filluar të bien fasadat e jashtme, e që shumë herë është nevojitur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.

Renovimi i ndërtesave të vjetra dhe largimi i kulmeve të azbestit ka qenë një prej premtimeve elektorale të kryetarit Përparim Rama.

Nënshkruhet marrëveshja mes MCC-së, NPB-së dhe banorëve për renovim të soliterëve në ‘Ulpianë’