Prizren, grumbull mbeturinash në rrugë-FOTO

Mbeturina të shumta janë hedhur në rrugën “Kadri Zeka” në Prizren.

Në disa foto të siguruara nga KALLXO.com shihet se mbeturinat janë hedhur në një vend ku nuk ka kontejnerë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për mbeturina që nuk largohen nga kompanitë e pastrimit, por edhe mungesën e kontejnerëve nëpër shumë zona ku ka qarkullim.

Më poshtë gjeni disa pamje të mbeturinave të hedhura në hapësirë publike në Prizren.