Foto: Adonis Tahiri, Facebook

Prishtinë, qytetari rrënon vetë objektin pa leje

Një qytetar në Prishtinë ka rrënuar vetë objektin e ndërtuar pa leje.

Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Inspekcionit në komunë, Adonis Tahiri nëpërmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Tahiri ka shkruar se sot kishin planifikuar ta rrënojnë atë objekt, por që pala e kishte rrënuar vetë atë.

“Sot kishim planifikuar aksion për rrënimin e një objekti pa leje në periferi të Prishtinës. E mira në të keqe – pala e kishte rrënuar vetë!”, ka shkruar Tahiri.

Foto: Adonis Tahiri, Facebook