
Prishtinë, punimet në shkallët te posta e madhe pritet të zgjasin deri në janar 2023 - FOTO
Në tetor të këtij viti kanë nisur punimet në rregullimin e shkallëve te vendi i njohur si te posta e madhe në lagjen “Dardania” në kryeqytet.
Derisa, punimet pritet të zgjasin deri në fund të muajit janar 2023.
Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.
“Punimet janë duke vazhduar dhe presim që projekti të përmbyllet më së largu deri në fundin e muajit janar”- ka thënë Musliu.
Në kuadër të këtij projekti pritet të ketë edhe mbjellje të drunjve, gjelbërim e hapësira për të pushuar.
Shkallët tek Posta e Madhe në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë ka disa vite që janë në gjendje të rëndë infrastrukturore, madje edhe të rrezikshme për të ecur në to.
Që nga periudha e pasluftës në këto shkallë nuk është bërë asnjë investim që do përmirësonte gjendjen e tyre.