Ndriçimi publik

Prishtinë, nënshkruhen gjashtë kontrata për mirëmbajtje të ndriçimit publik

Janë nënshkruar gjashtë kontrata për mirëmbajtje të ndriçimit publik në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti përmes një njoftimi në rrjetin Facebook.

Ahmeti ka thënë se kontratat janë për rrjetin ekzistues dhe ka kërkuar falja nga qytetarët për mosfunksionim të rregullt të ndriçimit.

“Më në fund, pas një procesi shumë të gjatë janë nënshkruar 6 kontratat e mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës sonë. Kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues. Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne”, ka shkruar Ahmeti.

Komuna e Prishtinës ka më shumë se një vit që është duke u marr me procedurën e prokurimit për rregullim të ndriçimit publik.

Kurse, vonesat për nënshkrim të kontratave kanë qenë si shkak i ankesave të shumta të Organin Shqyrtues të Prokurimit, që ka shkaktuar kthim të procesit.

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunë, më herët për këtë problem, kanë lënë fajtorë edhe operatorë të ndryshëm ekonomik që kanë dëmtuar rrjetin e ndriçimit gjatë punimeve dhe kanë kërkuar që të merren masa ndaj tyre në raste të tilla.

Prishtinë – Komuna sqarohet për mungesën e ndriçimit publik