Prishtinë, komuna nis largimin e veturave të pashfrytëzuara të lëna në hapësira publike - FOTO

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka nisur një aksion për largim të veturavetë pashfrytëzuara që janë të parkuara në hapësira publike.

Përmes një njoftimi, u është bërë thirrje qytetarëve, respektivisht pronarëve të automjeteve, të bashkëpunojnë në largim të tyre.

“Inspektorati i Kryeqytetit ka filluar aksionin për largimin e veturave të pashfrytëzuara e të parkuara në hapësira publike në zona të ndryshme në kryeqytet. Me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët e kryeqytetit, pronarë të këtyre veturave të braktisura, që të respektojnë kërkesat e Inspektoratit si dhe të bashkëpunojnë duke i larguar të njëjtat sipas afateve të dhëna nga ky organ”- thuhet ne njoftim.

Bazuar në praktikat e kaluara, në rastet kur makina të tilla largohen nga hapësirat publike hidhen më pas në ankand nga ana e komunës.

Komuna e Prishtinës do t`i shesë 113 vetura të konfiskuara për 15,670 euro