Prishtina zgjat afatin për dorëzim të dokumentacionit bizneseve që përfituan nga granti për rimëkëmbje

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se përkrahja e bizneseve do të jetë e hapur për sjelljen e dokumentacioneve përcjellëse për evidentimin e të dhënave të biznesit në sistem të furnitorit pranë thesarit në Ministrinë e Financave që të bëhet pagesa sipas vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës më datë 11.06.2020 për miratimin e pakos ekonomike emergjente.

Sipas komunës, dokumentacioni duhet të jetë në dy kopje dhe duhet të përmbajë:

– Certifikatën e regjistrimit të lëshuar nga ARBK (Agjencia e regjistrimit të bizneseve në Kosovë),
– Letërnjoftimin me afat të pa skaduar në dy anë (ose patentë shoferi, ose pasaporta me afat)
– Konfirmimi bankarë në harmoni me numrin unik identifikues dhe Emrin e biznesit.

Dokumentacionet do të pranohen në sportelin e posaçëm për këtë qëllim në përdhesë prej datës 28.06.2021 deri më dt. 09.07.2021.

Komuna thekson se, pas këtij afati do të përmbyllet programi i përkrahjeve për biznese, dhe nuk do të pranohen më dokumentacionet.

Këtu gjeni listën e bizneseve që kanë mbetë pa u paguar si dhe atyre që shkaku i gabimeve në dokumentacione u janë kthyer pagesat nga bankat.