Prishtina do ndërtojë pishinë gjysmë olimpike për nxënës

Komuna e Prishtinës do ndërtojë një pishinë gjysmë olimpike e cila do u shërbejë të gjithë nxënësve të qytetit.

Nga drejtoria e Arsimit për KALLXO.com është thënë se kjo pishinë do ndërtohet afër shkollës fillore “Dardania”.

Procedurat për ndërtimin e saj pritet të fillojnë muajin e ardhshëm.

“Kemi bërë marrëveshje me Federatën e Notit të Kosovës të cilët janë në përfundim të projektit të pishinës. Kushtet ndërtimore i kemi marr dhe mbi bazën e këtyre kushteve është duke u bërë projekti, brenda një muaji do të aplikojmë për leje dhe do të fillojmë procedurat e prokurimit”, thuhet nga kjo drejtori.

Në projekt buxhetin e vitit 2021 janë ndarë 500 mijë euro për këtë projekt, ndërsa nga drejtoria e arsimit është thënë që kjo shumë do jetë vetëm për këtë vit, ndërsa pjesa tjetër do ndahet vitin e ardhshëm.

Pamjet se si do duket kjo pishinë pritet të bëhen publike shumë shpjet, pasi komuna deklaroi se janë në përfundim të projektit.