Prishet rruga në Pepaj të Rugovës, ende pa i bërë 1 vit nga asfaltimi

Rruga që lidhë fshatrat Llutovë dhe Pepaj në Rugovë të Pejës ende pa i mbushur një vit që kur ishte përuruar është bërë e pakalueshme.

Asfalti i ri i cili nuk ka ende një vit që është shtruar, është prishur në disa pjesë përgjatë rrugës në këtë fshat, duke e bërë këtë rrugë të palakueshme.

Kjo banorëve po iu bën të pamundur kalimin përmes kësaj rruge.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Pejë për këtë rast ka thënë fuqia natyrore nuk mund të parandalohet dhe se kjo prishje është rezultat i rrëshqitjes së tokës nga vërshimet.

Sipas kësaj zyrtarëve nga kjo drejtori banorëve do t’u mundësohet një rrugë alternative deri në rregullimin e rrugës.

“Fshatit Pepaj, do të i’u mundësohet rruga alternative; Koshutan-Pepaj e që aktualishtë është e mbyllur nga bora, por operatorët tonë Ekonomik shumë shpejtë do të reagojnë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Sipas tyre kjo pjesë e dëmtuar do të rregullohet dhe riparohet në një afat optimal.