Foto: NPL 'Sport Marketing'

Pishina e Gërmisë pritet të hapet më 12 qershor

Ndërmarrja Publike Lokale ‘Sport Marketing’ ka njoftuar se Pishina e Gërmisë pritet të hapet më 12 qeshor.

“Pishina tashmë gati është mbushur dhe punëtorët kanë filluar përgatitjet për hapjen që pritet të bëhet më 12 qershor”, thuhet në njoftim.

Gjatë vitit të kaluar kjo ndërmarrje pati shumë humbje për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, por këtë vit janë shtuar shpresat pas fillimit të vaksinimit.

Në raportin e fundit të NPL ‘Sport Marketing’ që e menaxhon pishinën, vitin e kaluar kanë pasur numër të vogël të vizitorëve në pishinë, që nuk plotësoi nevojat për pagat e punëtorëve dhe mirëmbajtjen e pishinës.

Kurse, në mbledhjen e fundit të kuvendit komunal të Prishtinës, u mor vendim që ndërmarrja të subvencionohet me 10 mijë euro për mirëmbajtje dhe startim  të punës.