Performanca e Komunës së Ferizajt sipas MAPL-së

Ministria Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka bërë publik Raportin e Performancës për komunat për vitin 2019.

Komuna e Ferizajt e udhëhequr nga Agim Aliu është vlerësuar me 70.93% të performancës nga MPL dhe është renditur e teta nga komunat e tjera sa i përketë performancës për vitin 2019.

Sa i përketë përqindjes së shërbimeve të ofruara nga administrat në Komunën e Ferizajt del të jetë se gjatë vitit 2019, Ferizaj ka 81.56% të performancës dhe kështu është e radhitur në rendin e 14 sipas komunave.

MAPL në fushën e barazisë në punësim. Shërbime sociale dhe familjare Komunën e Ferizajt e ka radhitur të parën nga komunat e tjera me 94.67%.

Në fushën e transparencës Ferizaj radhitet e shtata për nga komunat me transparencë më të mirë, me 98.13% performancë.

Komuna e Ferizaj ka përmbushur 68.96% të performancës dhe është radhitur 15 nga komunat e tjera për nga fusha e përgjegjshmërisë komunale.

Kjo fushë përfshinë përfaqësimin e grupeve të ndryshme në punësim komunal si dhe shërbimeve sociale.
Performancat e përgjithshme në këtë fushë janë 57.70%.

Për nga aktivitete komunale kulturore, rinore dhe sportive e cila është kompetencë vetanake e komunës, nga raporti i MAPL-së bëhet e ditur se Ferizaj radhitet e 29-ta për nga komunat me performancë më të mirë, dhe ka vetëm 46.9% performancë.

Fusha e planifikimit, organizimit dhe udhëheqjes së sistemit të organizuar të komunës ndaj dukurit e shkaktuara nga fuqitë e natyrë, MAPL ka radhitur Ferizajn të 13 për nga komunat me përformancë më të mirë, ndërsa me përqindje është 100%.

Planifikimi hapësinor, ku matet zhvillimi i hapësirave komunale nëpërmjet instrumenteve të planifikuara por edhe nivelit të planifikimit të ndërtimeve komunale, Ferizaj ka përmbushur 50.48% të performancës, dhe është radhitur e 11 për nga numri i komunave me përformancë më të mirë.

Hapësirat publike të cilat menaxhohen nga komunat dhe kanë ndikim në standardet e jetesës së qytetarëve, Ferizaj ka përmbushur 67.7% të performancës dhe është radhitur e 11 për nga numri i komunave.

Në pikën e nëntë të performancës – Infrastruktura rrugore, ku maten rrugët komunale e infrastrukturore përcjellëse, e cila përfshnë ndiçimin, shenjëzimin si dhe shtegjet e biçikletave, Ferizaj është e 25 për nga numri i komunave me përformancë më të mirë.

Në këtë fushë Ferizaj ka përmbushur 40.62% të performancës.

E nënta për nga numri i komunave me performancë më të mirë, dhe me 93.0% përmbushje të performancës Ferizaj ka përmbushur për Transportin Publik.

Kjo fushë në performancë të përgjithshem ka 64.13%.

1437 është numri i parkingjeve në nivel të Kosovës, me 48 mijë e 788 vendparkime për komunat të cilat kanë raportuar.

“Krahasuar me numrin e automjeteve të regjistruara, komunat me vendparkime mbulojnë vetëm 15.22%. Shkalla e vendparkimeve të destinuara për makinat taksi të regjistruara në komuna është 55.62%. Sa i përket numrit të vendparkimeve për persona me aftësi të kufizuara, vetëm 50.40% e parkingjeve i kanë të shënjuara vendet e tillë”, thuhet në raportin e performancës.

Ferizaj në këtë pikë ka përmbushur 63.6% të performancës dhe është radhitur e teta për nga komunat.

Komuna e Ferizaj është në mesin e komunave me probleme të mëdha sa i përketë ujit të pijshëm.
Kjo komunë është radhitur e 11 për nga numri i komunave nga performanca.

Sa i përket kësaj fushe Komuna e Ferizaj ka përmbushur 97.50% të performancës.

Tek fusha për kanalizimin nëpër komuna, MPL njofton se pavlefshmëria e të dhënave ka bërë që niveli i performancës në këtë fushë të jetë tejet i ulët, edhe pse sipas MPL disa komuna kanë raportuar se është vënë në funksion sistemi për trajtimin e ujërave të zeza apo impianteve.

“Për treguesin e trajtimit të ujërave të zeza gjatë verifikimit të të dhënave është konstatuar se nuk janë ofruar të dhëna të sakta, duke bërë që të dhënat të mos konsiderohen të vlefshme, megjithëse vlera 0% reflekton në përqindjen totale të komunave”, thuhet në raportin e performancës së MPL-së për 2019.

Ferizaj në këtë pikë është ka përmbushur 48.09% dhe është radhitur e shtata për nga numri i komunave me performancë të lartë.

Mbeturinat në komunë e Ferizaj vetëm se janë pamje e zakonshme, pasi që komuna nuk përkujdeset të mbajë qytetin e pastërt.

Në këtë fushë Ferizaj është e dhjeta për nga menaxhimi i mbeturinave nga komunat e tjera të cilat kanë raportuar, si dhe 85.99% ka përmbushur këtë performancë.

E teta me radhë nga komunat e tjera është radhitur Ferizaj në fushën e mbrojtjes së mjedisit natyror dhe jetësor, dhe ka përmbushur 93.3% të performancës.

“Përfaqësimi gjinor në këshillat lokale është tejet i ulët dhe shumica dërmuese e komunave nuk kanë asnjë grua që udhëheq këto këshilla”, thotë MAPL për fushën e përfaqësimit gjinor.

Në këtë fushë Ferizaj është radhitur e 14 me 45.3% të performancës.

Nga 115 çerdhet publike të 16 komunave të cilat kanë raportuar në MAPL, 38 çerdhe janë raportuar të jenë në zonat rurale.

“Krahas kësaj, 64.19% e shkollave të 34 komunave që kanë raportuar janë të pajisura me masa të sigurisë, ku përfshihen rrethojat dhe kamerat e sigurisë. Përkitazi me hapësirat shkollore, mesatarja në nivel vendi është 11.49m2 për kokë nxënësi  në zonat rurale dhe urbane”, thuhet në raportin e MAPL për fushën e arsimit parauniversitar.

Ferizaj në këtë fushë ka përmbushur 68.18% të performancës dhe është radhitur e 12 sipas perfomancës.

Tek fusha e kujdesit primar shëndetësor, Komuna e Ferizajt është radhitur e 17 nga komunat tjera sa i përket performancës me 67.96%.

MAPL Ferizajn ka vlerësuar me 85.3% në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe është radhitur e nënta sa i përketë komunave të tjera.

Kjo fushë matë zhvillimet ekonomike lokale si dhe azhurimin e regjistrimit për tatim në pronë.