Parkimi i veturës u bllokon hyrjen në shtëpi banorëve në lagjen ‘Bregu i Diellit’ - VIDEO

Në rrugën “Hilmi Rakovica” të lagjes ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, banorët nuk kanë si të hyjnë në shtëpi nga makinat.

Në një video të dërguar në adresë të KALLXO.com shihet se një makinë është parkuar tek shkallët e banesës duke u pamundësuar banorëve qarkullim të lirshëm.

Nëpër shumë zona të kryeqytetit, qytetarët vazhdimisht raportojnë për makinat që parkohen në hapësira për këmbësorë dhe afër hyrjeve të shtëpive.

Madje, në komunë bëhen vazhdimisht kërkesa që të vendosen kunjat në çdo hapësirë ku ka trotuare si mënyrën e vetme për ndalim të kësaj shprehie.