Nisin punimet për ndërtimin e 'ishullit' që lidhë lagjen Arbëria me qendrën e Prishtinës
Komuna e Prishtinës përmes një ceremonie më 06.11.2024 ka përuruar nisjen e punimeve për ndërtimin e ‘ishullit’ urban që do lidh lagjen ‘Arbëria’ me Pallatin e Rinisë.
Rama u shpreh se ky projekt është i dyti më i madhi pas atij për rrugën A, i cili do lidh banorët e Arbërisë me qendrën. Derisa, theksoi se shpreson të mos ketë bllokada.
“Ky projekt nuk do jetë vetëm plaformë, por park i ri i cili do të lidh këtë lagje që ka mbi 30 mijë banorë me pjesën qendër. Pas sfidave të shumta, tash po e ndërlidhim këtë pjesë siç e kemi premtuar e premtimet po i transformojmë në realitet. E keni pa që këtu qytetarët nuk mundën të kalojnë direkt në zonën qendër duke i dhënë fokus vetëm makinave, dhe janë detyruar të kalojnë hekurudhën. Tash do të jetë e sigurt”- u shpreh Rama duke shtuar se punët po kryhen “përkundër pengesave nga Qeveria”.
I pranishëm në përurim të nisjes së punimeve për këtë projekt ishte lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nënkryetarja e komunës, Jehona Lushaku e drejtorët komunalë, Krenar Xhaferi e Doruntinë Maloku.
I pari i Prishtinës iu referua Lumir Adixhikut si kryeministër në ardhje i Kosovës.
Abdixhiku u shpreh se Përparim Rama po lë shenjë në Prishtinë ashtu si kishte premtuar dhe se e mbështesin. E që paralajmëroi mbështetje pas zgjedhjeve të shkurtit, nëse fiton për kryeministër.
“Endërra e një arkikteti energjik është realitet dhe u kurozua me një fitore bindëse dhe po vazhdon me punë të mrekullueshme në kryeqytet. Përparimi po e lë një shënjë në Prishtinë ashtu sic kishte premtuar dhe për këtë jemi krenar dhe e mbështesim. Bëhuni gati për stadiumin kombëtar në Bërnicë, Spitalin e Prishtinës për të cilat do të keni mbeshtjeten e Qeverisë në ardhje nga 9 shkurti (2025)”- u shpreh Abdixhiku.
Ky projekt i cili ka qenë pjesë e programit qeverisës të kryetarit, Përparim Rama kap vlerën 6.5 milionë euro dhe pritet të përfundojë në periudhë prej 180 ditë punë.