Ilustrim

Nga fillimi i nëntorit nisin vizitat mjekësore të nxënësve në shkollat e kryeqytetit

Vizitat shëndetësore tek nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës pritet të nisin nga fillimi i muajit nëntor.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku ka bërë të ditur se tashmë kanë mbajtur takim me drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bujar Gashi lidhur me këtë çështje.

“Kemi mbajtur takimin e parë me stafin QKMF-së të udhëhequr nga drejtori dr. Bujar Gashi për të diskutuar përgatitjet për fillimin e vizitave sistematike në të gjitha shkollat e kryeqytetit!” – ka thënë Sadiku.

Sipas tij, vizitat planifikohet të fillojnë në fillim të nëntorit!

Tutje, Izet Sadiku ka bërë të ditur se nxënëseve do t’u kryhen të gjitha kontrollet nga mjeku familjar.

“Kryhen të gjitha kontrollet nga mjeku familjar, të gjitha sistemet e organizmit nga koka e deri te këmbët duke përfshirë edhe stomatologjinë” – theksoi Sadiku.

Kontrolleve mjekësore do t’i nënshtrohen klasat e I, V dhe të IX, sipas drejtorit të shëndetësisë.

Kontrollet sistematike të fëmijëve në shkolla fillore kanë nisur gjatë mandatit të parë të ish-kryetarit Shpend Ahmeti.

Derisa, gjatë vitit 2019/20 pati ndërprerje të këtij aktiviteti për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19

Nga ky vit, komuna ka vendosur që kontrollet të kryen në fillim të vitit shkollor pasi edhe stafi mjekësor janë më shumë në numër me përfundimin e kohës së pushimeve.