Nga e hëna, dy rrugë në lagje të Spitalit mbyllen për shkak të punimeve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve, një segment i rrugës “Hollger Petersen” dhe rruga “Mark Raka” do mbyllen nga data 7 nëntor deri në realizim të punimeve.

Sipas komunës, si rrugë alternative për qytetarët për disa ditë mund të shfrytëzohen rruga “Ahmet Gashi” dhe “Muhamet Çami”.

“Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve, një segment i rrugës “Hollger Petersen” dhe rruga “Mark Raka” do të mbyllen nga data 07 nëntor 2022 në ora 07:00 deri në realizim të punimeve. Si rrugë alternative për qytetarët për disa ditë mund të shfrytëzohen rruga “Ahmet Gashi” dhe “Muhamet Çami”- thuhet në njoftimin e komunës.