Nënkryetari i Prishtinës pyet qytetarët nëse janë për vazhdim të sheshit deri te Katedralja

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka pyetur qytetarët nëse janë për vazhdim të sheshit të Prishtinës deri te Katedralja “Nënë Tereza”.

Përmes rrjetit Facebook, Zogaj ka ndarë edhe pamje të projektit që është bërë nga studio e arkitekturës SuperWien.

“A jeni për? Falenderoj Bankën Botërore dhe studion e arkitekturës SuperWien për zgjidhjet urbane që na kanë ofruar! Tani neve na mbetet të vazhdojmë me implementim të këtij projekti! Sheshi i Prishtinës vazhdohet deri tek Katedralja! – është shprehur Zogaj

Zgjatja e sheshit deri te Katedralja parashihet edhe me planin e mobilitetit për Prishtinën, derisa është përmendur si projekt edhe nga ish-kryetari, Shpend Ahmeti.