Ramiz Lladrovci. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lladrovci për kiflet e nxënësve: E kam premtu, se kam realizu

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në debatin “Jeta në Komunë” u përballë me premtimet e tij që i kishte dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Ndër premtimet që u vlerësuan nga platforma KRYPOMETRI janë shpërndarja e shujtave për nxënësit dhe katër çerdhet në katër vite.

Lladrovci e pranoi se nuk e ka realizuar këtë premtim, duke thënë se nuk është votuar në Asamble.

“Nuk kemi pas buxhet edhe nuk e kemi realizu, e kam premtu se kam realizu. Nuk e ka votu kuvendi, me shumicë votash, nuk ka kalu buxheti, çka kena me ba”, tha Lladrovci përballë gazetares Jeta Xharra.

Një tjetër premtim që rezultoi “rrenë” është edhe ai se nëpër institucione arsimore do t’i emëroi 12 gra. Nga 33 institucione arsimore udhëhiqen vetëm 8 nga gratë.

Për të mos anashkaluar faktin që Lladrovci ka arritur ta ruaj barazinë gjinore nëpër drejtori.

Nga 12 drejtori janë 6 udhëhiqen nga gratë.

Kurse, lidhur me çerdhet ai u arsyetua me faktin se çerdhet nuk mund të ndërtohen pa staf, e që për këtë fundit thotë se nuk mund ta rris.

“Unë të thojsha, Jeta na mujmë me i maru edhe 4-5 sepse kam buxhet, edhe kam investetor. Po stafin nuk muj me rrit, e për shkak të stafit nuk muj me premtu me ndertu çerdhe. Unë jam në proces të ndërtimit të dy çerdheve me Bashkimin Evropian edhe me e i nda brenda shkollave”, tha Lladrovci.