Ilustrim

Zjarri në kampin e migrantëve në Mitrovicë – Të lënduarit lirohen nga spitali

Të lënduarit nga zjarri i sotëm që përfshiukampin e migrantëve në Mitrovicë janë liruar nga Spitali.

Sipas informacioneve të para gjashtë migrantë kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas shpërthimit të zjarrit në kampin i cili ndodhet në fshatin Bajr të Mitrovicës.

Incidenti ishte konfirmuar edhe nga policia, kurse zëdhënëjsa e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”- Mitrovicë, Nita Mustafa, ka thënë për Kallxo se në emergjencën e këtij spitali kanë marr trajtim shtatë persona.

Pesë prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë liruar menjëherë nga spitali, kurse dy të tjerë kanë qëndruar rreth dy orë në emergjencë.

“Pesë Marokien dhe dy Libian kane marr trajtim në emergjencë, pesë prej tyre kanë pasur lëndime shumë të lehta dhe janë liruar menjëherë pas trajtimit, ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar përreth dy orë në emergjencë për shkak të lëndimeve me të mdha”, tha Mustafa.

Të gjithë pacientët me pas janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

Mustafa ka theksuar se të lënduarit ishin shoqëruar prej policisë për në spital.