Foto: Facebook/Elva Margariti

Vallja e Tropojës dhe Xhubleta drejt UNESCO-s

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka nënshkruar dokumentet për kandidimin zyrtar për në UNESCO të Valles së Tropojës  dhe të Xhubletës.

Përmes një postimin në Facebook, ministrja Margariti ka bërë të ditur se ka firmosur formularin e kandidimit të dukurisë së Kërcimit të Tropojës për në “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” (lista përfaqësuese e dukurive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale te njerëzit) dhe dijebërjes së Xhubletës për në listën e dukurive në rrezik (Urgent Safeguarding List).

“Një moment i rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokal. Faleminderit komuniteteve lokale që e propozuan dhe këmbëngulën, por edhe partnerit tonë The AADF , që na mbështetën për ta çuar përpara këtë nismë, që për ne është një mision”, ka shkruar Margariti, në Facebook..